Bleu shtëpi në Prishtinë, por u befasua nga ajo çfarë gjeti brenda saj

Një person nga qyteti i Prishtinës bleu një shtëpi të re, në të cilën aj e gjeti një armë.

Lidhur me këtë, personi që u bë me shtëpi të re ka njoftuar menjëherë policinë. Me të marrë informatën Policia filloi kontrollin.

Në kontroll e sipër u gjet edhe një pushkë gjuetie me 27 copë fishekë me leje të skaduar.

“Rr. Lugmiri, Prishtinë  24.01.2024-16:30.  Një mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë tij të cilën e ka blerë nga i dyshuari mashkull kosovar ka gjetur një  armë.  Policia ka konfiskuar të njëjtën ndërsa gjatë kontrollit në banesë e të dyshuari është gjetur një pushkë gjuetie  me 27 copë fishekë me leje të skaduar. Me vendim të prokurorit,  rasti në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin./21Media

Back to top button