‘Blick’ u tregon zviceranëve kush është Adem Jashari

Në ndeshjen e Zvicrës me Serbinë vëmendje mori momenti i Granit Xhakës pas ndeshjes kur mori dhe veshi fanellën e bashkëlojtarit të tij Ardon Jashari. Këtë veprim serbët e morën si provokim.
I zgjedhur lojtari i ndeshjes, mesfushori i Arsenalit bëri që Zvicra të rifitonte stabilitetin pas një pjese të parë konfuze.
Teksa opinioni në Serbi reagoi duke kërkuar dënimin e Granit Xhakës pasi mbiemri ishte i njëjtë me atë të heroit kombëtar, Adem Jashari, mediumi zviceran Blick shkuan se Adem Jashari është bashkëthemelues i UÇK dhe një nga protagonistët e luftës së Kosovës për pavarësi nga Serbia.
Gjithashtu në këtë artikull të “Blick” shkruhet se aeroporti i Prishtinës mban emrin e Adem Jasharit.
Tutje shkruhet se familja e Xhakë ka vuajtur nga Serbia, pasi babai i tij, Ragipi, u arrestua në vitet e 80-të në Jugosllavinë e atëhershme gjatë një demonstrate.
I pyetur për fanellën e tij me emër të Jasharit, Granit Xhaka foli dhe dha arsyen e tij.
“Nuk ka absolutisht asnjë mendim politik pas kësaj. Ardoni [Jashari] është një djalë që më pëlqen shumë dhe kaloj shumë kohë me të çdo ditë. Në moshën e tij isha pothuajse në të njëjtën fazë me të dhe ai merr shumë këshilla nga unë. I premtova se nëse shënoja gol ose fitonim, do t’i veshja fanellën”, ka thënë Xhaka.
Kujtojmë se Zvicra tirumfoi në ndeshjen me Serbinë me rezultat 3-2./21Media