Blinken i kërkon Moskës: Lërini ukrainasit të ikin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss po flasin në një konferencë të përbashkët për media në Uashington pas bisedimeve.
Blinken i kërkon Rusisë që të lejojë ukrainasit të largohen nga qytetet që përballen me “bombardime të pamëshirshme” nga trupat ruse, transmeton rtv21.tv.
“Rusia pushtoi Ukrainën pa arsye”, thotë ai, dhe duhet të respektojë korridoret humanitare që lejojnë njerëzit të shpëtojnë nga qytetet e rrethuara.
Blinken gjithashtu ndau dhembshurinë me popullin ukrainas, duke bërë një krahasim midis konfliktit aktual dhe betejave të Britanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ai thotë se është e pamundur të shohësh fotografi të njerëzve që kërkojnë strehim në Kiev dhe të mos mendosh për njerëz të strehuar në stacionet e metrosë të Londrës gjatë bombardimeve nga Gjermania naziste në 1942./21Media

Back to top button