Blinken në Shqipëri: Dialogu Kosovë-Serbi, shtegu i vetëm për të ecur përpara

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, midis Kosovës dhe Serbisë, është rruga e duhur që të dyja shtetet të ecin përpara
“Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është i duhuri dhe shtegu i vetëm për të ecur përpara. Ne jemi të vendosur për të mbështetur të gjitha vendet e rajonit për integrime dhe mbështesim dialogun”, deklaroi Blinkën në konferencën e përbashkët me Ramën në Tiranë.
Nuk mund të kemi një ripërsëritje të asaj që ka ngjarë, të asaj që e kemi parë në të ’90-at. Për këtë arsye jemi të angazhuar t’i mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është shtegu i vetëm i duhur dhe jemi të angazhuar të bëjmë diçka që duhet që dy vendet të shkojnë në këtë shteg”,deklaroi ai.
Më tej Blinken përgëzoi Shqipërin për rolin që tha se ka qenë faktor stabiliteti në rajon.