Blinken takoi Zelenskyn në Kiev, e informoi për ndihmën e fundit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky të enjten në Kiev.
Në një deklaratë, diplomati i lartë amerikan tha se ai e informoi Zelenskyn për këstin e fundit të ndihmës së sigurisë amerikane për Ukrainën, duke vënë në dukje se “Presidenti Biden ka qenë i qartë se ne do të mbështesim popullin e Ukrainës për aq kohë sa të duhet. Unë ia përsërita këtë mesazh Presidentit Zelenskyy dhe ekipit të tij sot në Kiev, i cili mbetet ̶ dhe do të mbetet ̶ kryeqyteti i një Ukrainë sovrane dhe të pavarur”.
Blinken njoftoi gjithashtu se administrata kishte informuar Kongresin e SHBA për “qëllimin e saj për të vënë në dispozicion 2.2 miliardë dollarë të tjerë në investime afatgjata nën Financimin e Huaj Ushtarak për të forcuar sigurinë e Ukrainës dhe 18 fqinjëve të saj; duke përfshirë shumë nga aleatët tanë të NATO-s, si dhe partnerë të tjerë rajonalë të sigurisë, potencialisht në rrezik të agresionit të ardhshëm rus.
“Shtetet e Bashkuara po ofrojnë ndihmë sigurie së bashku me aleatët dhe partnerët tanë nga më shumë se 50 vende për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës. Aftësitë që ne po ofrojmë janë të kalibruara me kujdes për të bërë sa më shumë ndryshim në fushën e betejës”, tha Blinken./21Media

Back to top button