Blinken: Ukrainasit qëndrojnë të fortë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka folur për udhëtimin e tij në Kiev, duke thënë se ishte një shans për të demonstruar fuqishëm mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për qeverinë ukrainase.
Ai ka thënë se gjatë takimit me zyrtarët, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka shprehur vlerësimin e tij për udhëheqjen e presidentit Joe Biden dhe bujarinë e SHBA-ve ndaj Ukrainës, përcjell rtv21.tv
Blinken ka shtuar se Rusia vazhdon të përpiqet të brutalizojë pjesë të Ukrainës, por ukrainasit po qëndrojnë të fortë. Ai gjithashtu ka thënë se Moska po dështon në qëllimet e saj të luftës, ndërsa Ukraina po ia del.
Sekretari i Shtetit ka thënë se një Ukrainë sovrane dhe e pavarur do të jetë shumë më e gjatë në skenë se sa është Vladimir Putin i Rusisë./21Media

Back to top button