Blinken uron 28 Nëntorin: Kenarë të qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar

Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken ka uruar shqiptarët për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është nderi im të uroj popullin e Shqipërisë në 110-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu krenare të festojnë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe partneritetin e gjerë e të fortë që kemi ndërtuar së bashku. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të nderuara të punojnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, teksa ju vazhdoni të jepni kontribut të rëndësishëm në skenën botërore”, ka thënë Blinken në urimin e tij.

Ai tutje ka thënë se Shqipëria ka shfaqur lidership dhe guxim duke mbështetur Ukrainën dhe duke vënë në dukje veprimet e aktorëve keqdashës në Evropë dhe në mbarë botën.

Blinken po ashtu ka falënderuar Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen e saj gjatë zhvendosjes së afganëve.

“Kontributet e çmuara të Shqipërisë si aleate e NATO-s ndihmojnë në mbajtjen e Aleancës të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Shtetet e Bashkuara falënderojnë gjithashtu Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen e saj gjatë zhvendosjes së afganëve”, ka thënë ai.

Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony J. Blinken tutje ka uruar Shqipërinë për arritjen e hapjes të negociatave me BE në korrik dhe ka thënë se mbetesin të përkushtuar për t’i mbështetur përgjatë rrugës transatlantike.

“Së bashku, po punojmë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të siguruar energji ndërsa çojmë përpara agjendën tonë të përbashkët klimatike për Evropën dhe për të forcuar mbrojtjen kibernetike.
Teksa hyjmë në shekullin tjetër të marrëdhënieve tona, ne jemi krenarë të qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar”, ka thënë Blinken./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button