Blinkeni thotë se ushtria ruse është rast studimi për dështime

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ushtrisë ruse i është referuar si “e dyta më e mira në Ukrainë” sa u përket kapaciteteve.
Në një fjalim në Helsinki, Blinkeni ka thënë se ushtria e Rusisë është rast studimi për dështime pasi i janë vrarë më shumë se 100 mijë ushtarë vetëm në gjashtë muajt e fundit. SHBA-ja është aleatja kryesore në furnizimin me armatim të Kievit me qëllim që t’i mposhtë forcat e Kremlinit.