Kaloni te përmbajtja kryesore

Bllokada në kuvend, shoqëria civile paralajmëron radikalizim të veprimeve

“Po bëhen pothuajse katër muaj që kur qytetarët dhanë votën e tyre në zgjedhjet parlamentare por që vullneti i tyre që nga 15 prilli ka mbetur i bllokuar në Kuvend duke i lënë në pritje të institucioneve të reja.”

Ndër qytetarë shprehën të zhgënjyer me vonesën e krijimit të institucioneve të reja duke thënë se për inate politike po keqpërdoret vota e tyre.

“Kjo cka janë tuj bo këta është marri për popull…”, tha një qytetar

“Mendoj që ish ashte por albini po don me blloku .krejt po dihet qëllimi por edhe opozita  ka faj….u dashtë me thy kuvendin si albini….po keqpërdoret”, shtoi një qytetar tjetër.

“Po ngutemi pak ne shtete e tjera aken zgjate edhe më shumë por kurti dhe vv dueht të lëshojë pe ta ndërroj kandidatin.”, tha një qytetar

Kuvendi i Kosovës nuk po arrin të konstituohet prej gjashtë javësh derisa një përpjekje e radhës do të jetë sërish nesër ndonëse deri më tani nuk ka ndryshim të qëndrimeve të partive politike rreth zgjedhjes së kryeparlementarit.

E dështimet e njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit kanë aktivizuar organizatat e shoqërisë civile të cilat paralajmërojnë veprime më radikale në rast se nuk zhbllokohet situata.

Belgzim Kamberi nga Instituti për politika sociale, “Musine Kokalari”, thotë se Kosova nuk e ka luksin të jetë pa institucione në kohën kur ka një varg problemesh të brendshme e ndërkombëtare.

“Ka disa metoda të veprimit kemi filluar me një kumtesë, me një aksion simbolik do të provojmë të bëjmë dialog dhe komunikim me vendimmarrësit qoftë me kryetarët e partive me grupet parlamentare  vendimmarrëse në Kuvend por nuk e përjashtojmë mundësinë që të radikalizojmë veprimet në çfarëdo lloj metode që do të nxiste dhe do të bindte vendimmarrësit që t’i themelojnë institucionet  do të ishte besoj e dobishme dhe s’duhet përjashtuar nga askush. Nuk e përjashtojmë mundësinë që do të organizojmë edhe prostatat në bashkëpunim me  sektor të ndryshëm në Kosovë. Kosova ka shumë probleme dhe se ka luksin që të vonohet në drejtim të themelimit te institucioneve”, tha Kamberi për rtv21

Një ditë më parë organizatat e shoqërisë civile zhvilluan një aksion protestues kundër bllokadës në Kuvend  duke vendosur 120 karrige të zbrazëta para hyrjes së këtij institucioni, një për secilin deputet që sipas OJQ-ve për më shumë se tre muaj, ka dështuar të përmbushë detyrimin më bazik të mandatit të tij, atë të përfaqësimit qytetarë./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button