Bllokadë 7‑ditore e kamionëve, ja si ndikon në tregun e Kosovës…

Bllokada e kamionëve po ndikon në zinxhirin e furnizimit dhe ekonominë e Kosovës, ndërsa bizneset paralajmërojnë vonesa në import dhe eksport të mallrave.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna, në Startup të RTV21, tha se kjo situatë mund të ndikojë në mënyrë të ndjeshme te prodhuesit dhe tregun vendas.

“Ne jemi një shtet që varen nga importi dhe pa dyshim se do të prekemi nga vonesat në ardhjen e porosive ose në importimin e mallrave. Do të ndikohen edhe prodhuesit tanë, pasi do të ketë vonesa në marrjen e lëndëve të para, dhe po ashtu do të kemi vonesa në eksport,” tha ai./RTV21/21Media

Back to top button