Bllokohen 6 qendra votimi në Korçë

Policia është në vendin e ngjarjes

Gjashtë qendra votimi në Korçë janë bllokuar. Shkak për këtë bllokim në shkollën “Sotir Gurra” në Korçë është bërë kapja e një personi duke fotografuar votën.

Komisionerët dhe vëzhguesit kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Nuk ka ende informacione se si do të procedohet me këtë rast.

Back to top button