Bllokohet për qarkullim rruga në dalje të pikës kufitare në Jarinjë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është bllokuar për qarkullim të automjeteve pika kufitare në Jarinjë.
Arsyeja e bllokimit, njoftohet të jetë pastrimi i rrugës nga ana e Serbisë.
“Më datë, 09.03.2026, prej orës 10:10, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në dalje të PKK Jarinje, për shkak se në anën e Serbisë, janë duke e pastruar rrugën me bager dhe kamionë, kështu që asnjë automjet nuk mund të lëvizë”, thuhet në njoftim.