Kaloni te përmbajtja kryesore

Bllokohet rruga për në Brezovicë

Si pasojë e reshjeve të shumta të borës, rruga për në Brezovicë është bllokuar

Sipas organizatës ‘’Kosovo Outdoor Guru’’, e cila merret me turizëm malor, në një postim në rrjetin social Facebook, kanë bërë të ditur se rruga për në Brezovicë është e bllokuar.

‘’MOS U NISNI!!! Prej vikendicave rruga është e bllokuar. Veturat në parking kanë mbetur të bllokuara gjithashtu. Bllokim total. Mos u nisni!!! Ju lajmërojmë ndërkohë nëse pastrohet rruga’’, thuhet në shkrimin e tyre, të shoqëruar me disa foto.

Ndërsa sipas tyre bora ka arritur nivelin deri në 40 centimetra./Kallxo.com

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button