Blushi: Jo Exit Poll, por exit Rama

Blushi u ka bërë thirrje qytetarëve të mos u besojnë këtyre sondazheve

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, ka reaguar pas publikimit të disa sondazheve në opinion në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura sot në Shqipëri, i cili rendit Partinë Socialiste si fituese e zgjedhjeve.

Blushi përmes Facebook-ut u ka bërë thirrje qytetarëve të mos u besojnë këtyre sondazheve, duke thënë se nuk është ‘Exit poll, por Exit Rama’.

“JO EXIT POLL POR EXIT RAMA.Mos besoni asgjë që nuk ka dalë nga kutitë. Mungojnë 200 mijë vota për Qeverinë. Nuk ka Exit Poll por ka Exit Rama.” ka shkruar Blushi.

Back to top button