Boateng pritet të transferohet te ky gjigant italian

 
Pas dhjetë sezoneve si futbollist i Bayernit, Jerome Boateng edhe zyrtarisht nuk është më pjesë e Bavarezëve dhe nga 1 Korriku është futbollis i lirë.

Është spekuluar se Boateng do ta vazhdojë karrierën në Angli ose Itali, ndërsa sipas raportimeve të fundit 32-vjeçari ka arritur marrëveshje me gjigantin italian.

Portali spanjoll “Todo Fichajes”, raporton se Jose Mourinho e ka telefonuar personalisht Boatengun dhe e ka bindur atë që t’i bashkohet te Roma.
Boateng ka arritur marrëveshje personale me Mourinhon dhe ditët në vijim pritet që Roma dhe agjenti i 32-vjeçari ta formalizojnë marrëveshjen.

Back to top button