Bodo/Glimt eliminon Prishtinën nga garat evropiane
Prishtina i ka dhënë fund aventurës së saj në garat evropiane duke u eliminuar nga Liga e Konferencës përballë skuadrës norvegjeze Bodo/Glimt.
Pasi e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-1 në “Fadil Vokrri”, skuadra kampione e Kosovës pësoi disfatë me rezultat 2-0 në ndeshjen kthyese të zhvilluat të enjten në Norvegji dhe kështu është eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Prishtina, në krye me trajnerin Zekirja Ramadani, ishte skuadra e vetme që vazhdonte ta prezantonte futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare pasi Drita dhe Llapi ishin eliminuar paraprakisht nga garat evropiane.
Të dy golat për norvegjezët i realizoi Bethein në minutat 19 dhe 79.