​Boksieri kosovar sfidon sot serbin Filip Stojanovic në kërkim të finales së madhe

Boksieri i ri nga Kosova, Riad Isufi, do të ngjitet sot në ring në gjysmëfinalen e turneut ndërkombëtar të boksit për të rinj “Adriatik Pearl” U19 World Boxing Cup, që po zhvillohet nga data 2 deri më 12 mars në Budva, të Malit të Zi.

Në kategorinë deri në 55 kilogramë, Isufi do të përballet me boksierin nga Serbia, Filip Stojanovic, në një duel që pritet të jetë shumë i fortë dhe me intensitet të lartë. Ndeshja gjysmëfinale është paraparë të zhvillohet duke filluar nga ora 15:00.

Me arritjen në gjysmëfinale, Riad Isufi tashmë ka siguruar medaljen e bronztë në këtë turne prestigjioz. Megjithatë, synimi i tij është kalimi në finale dhe lufta për medaljen e artë.

Në rast fitoreje ndaj Stojanovic, Isufi do të sigurojë një vend në finalen e madhe të turneut, e cila do të mbahet më 11 mars në Budva.

Back to top button