“Boll”, aksion para Kuvendit për ngërçin politik

Karrige të zbrazëta janë vendosur para Kuvendit të Kosovës – një performancë simbolike nga organizatat e shoqërisë civile, lidhur me ngërçin politik.

“Politikanëve iu ka ndalë ora; Kuvendi është jofunksional, ju lutemi provoni më vonë; ky nuk është serial, është shteti ynë; cirku i demokracisë”, janë disa mbishkrimet e vendosura nga aktivistët.

Kurse në karrigen e kryesuesit ata kishin vendosur një letër ku shkruante “boll”!

Derisa afër karrigeve, si simbol i vonesës janë vendosur orë të vogla.

Back to top button