“Bonnaroo Music Fest” kthehet në skenë pas dy vitesh

 
Artistët si Machine Gun Kelly, Stevie Nicks, The Chick , Robert Plant e të tjerë, do të jenë në mesin e këngëtarëve që do të interpretojnë muzikë në festivalin e sivjetmë “Bonnaroo”.
Ky festival do të mbahet muajin qershor, pas dy vite anulimi. Kjo ngjarje në vitin 2020 u anulua për shkak të pandemisë së COVID-19, e vitin e kaluar, u planifikua të mbahej përkundër asaj se pandemia dominonte në vend, por shirat e mëdha nga stuhia Ida bënë që vendi ku organizohet ngjarja, në Tennessee, të mos jetë i sigurt për pjesëmarrësit.
Në mesin e artistëve që do të interpretojnë janë edhe: Alison Krauss, 21 Savage, Roddy Rich, Flume dhe Illenium.
Festivali “Bonnaroo” mbahet në një fermë në Tennessee, rreth një orë larg Nashville. Ai zgjatë katër ditë.
Kjo ngjarje madhështore filloi të organizohet në vitin 2002. Atraksioni më i madh në të është se ka shumë skena ku interpretohet muzikë live, e ku interpretojnë muzikë të zhanreve të ndryshme si rok klasik, muzikë botërore, hip hop, xhez, kantri, folk, rege, pop, elektronike dhe alternative.
Revista “Rolling Stone”, festivalin “Bonnaroo” në vitin 2003 e vlerësoi si “Njërin prej 50 momenteve që ndryshuan Rokenrollin”.
Revista Konsekuens e ka veçuar si “festivalin e dekadës” e revista GQ, njërin prej 10 festivaleve më të mirë muzikor./21Media

Back to top button