Bora mbulon magjistralen Prishtinë – Gjilan

Rruga Prishtinë – Gjilan është e mbuluar me borë gjatë ditës së sotme.
rtv21.tv ka siguruar një video, ku shihet se reshjet e borës nuk e kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve të transportit.
Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët. Kohe pas kohe do të ketë edhe reshje shiu. Temperaturat do të sillen në mes 2 e 7 gradë Celsius.
Edhe nesër parashihet të mbajë mot me vranësira, por gjasat për reshje janë më të vogla. Temperaturat do të shënojnë ngritje, ato do të sillen në mes 7 e  14 gradë Celsius./21Media

Back to top button