Bordi i Paqes, rëndësia për Kosovën!

Përfshirja e Kosovës në grupin e shteteve pjesëmarrëse në Bordin e Paqes, themeluar dhe drejtuar nga presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ngjalli diskutime të shumta në vend rreth rëndësisë së këtij akti.

Drejtori i Institutit Octopus”, Arben Fetoshi, vlerëson se përveç mesazhit të fuqishëm pozitiv që përçon përfshirja e Kosovës në këtë nismë, ndër të tjera do  të reflektojë edhe në qëndrimet e vendeve mosnjohëse të saj. Sipas tij, Kosova në Bordin e Paqes është dëshmi se raportet me aleatin strategjik janë të palëkundura.

“Zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm në kuptimin e avancimit të marrëdhënieve tona strategjike me ShBA-në, në kuptimin e afirmimit të  subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës dhe në veçanti si mesazh i fortë ndaj luftës se narratives se Serbisë kundër Kosovës duke e demoluar përfundimisht atë dhe ndaj shteteve qe hezitojnë ende ta njohin Kosovën. Është mesazh që do reflektojë edhe në qëndrimet e këtyre vendeve sa i përket njohjes së Kosovës dhe për më tepër është legjitimim i një modeli alternativ të adresimit të konflikteve ndërkombëtare..”, tha Fetoshi për rtv21

Kosova u bë pjesë e Bordit të Paqes pas ftesës që presidentja Vjosa Osmani pranoi nga presidenti amerikan Donald Trump.

Ky bord, synon të zgjidhë konfliktet globale dhe të promovojë stabilitet e paqe “në zonat e prekura apo të kërcënuara nga konfliktet.

Për profesorin universitar të integrimeve, Gazmend Qorraj, pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes është rikonfrmim aleancës me ShBA-në.

“Është një iniciativë e mire pavarësisht cili do jetë qëllimi final i ShBA-së pranimi i Kosovës të jetë në këto iniciativa është akt  i mirë sepse ne duhet te jemi pjesë e  iniciativave të tilla te jemi afër ShBA sepse ne te ardhmen SHBA-të do ta kenë rolin kryesor edhe ne çështjen e Kosovës”, u shpreh Qorraj për rtv21

Pas nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes si anëtare themeluese, presidentja Osmani tha se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati strategjik, fuqizon sovranitetin,  pozicionin  ndërkombëtar, si dhe është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës. Ajo ka bërë të ditur se marrëveshja për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Bord do t’i dërgohet Kuvendit për ratifikim./RTV21/21Media

Back to top button