Bordi u bënë thirrje kryetarëve të komunave të mos i përgjigjen Kurtit

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) u ka kërkuar kryetarëve të Komunave që të mos marrin pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Burimet e portalit rtv21.tv kanë bërë të ditur se mos-përfshirja e komunave të Kosovës në komitetin anti-COVID ka indinjuar kryetarët dhe të njëjtit priten të mos marrin pjesë në këtë takim.
“Vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës për formimin e komitetit anti-COVID, ku Asociacioni i Komunave të Kosovës ka qenë anëtar, dhe largimi i AKK në mënyrë arbitrare i ka indinjuar kryetarët e komunave dhe pothuajse kjo është arsyeja kryesore që sot bordi i AKK ka bërë ftesë që kryetarët të mos shkojnë në takimin e thirrur nga kryeministri Kurti”, thotë një burim për portalin rtv21.tv
Ky takim i thirrur nga Kurti pritet të mbahet në ambientet e Qeverisë së Kosovës, ku do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Takimi është ftuar për në orën 10:00. Qëllimi i këtij takimi mësohet të jetë situata e krijuar nga pandemia me COVID-19./21Media 

Back to top button