Borë e shi nesër

 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se vendi ynë do të vazhdojë të mbetët nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.
IHMK tutje ka njoftuar se intensiteti i reshjeve do të zvogëlohet në ditët vijuese, por në fushat termike nuk parashihet ndonjë ndryshim i theksuar. “Këto reshje mund të shkaktojnë vështirësi në shumë zona”.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të disa elementeve meteorologjike”, ka njoftuar IHMK./21Media

Back to top button