Borell: Identiteti evropian s’do të jetë i përfunduar pa hyrë të gjitha vendet e Ballkanit në BE

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, sot është nderuar nga Ministria e Jashtme e Austrisë me çmimin evropian “Dr. Alois Mock”.

Alexander Schallenberg ia ka dorëzuar çmimin në një ceremoni ku po marrin pjesë edhe ministra nga rajoni.
Kryediplomati evropian ka folur për sfidat me të cilat po ballafaqohet Evropa. Ai ka thënë se dikur ka qenë tregtia që i ka bërë bashkë vendet në BE, derisa tash fokusi është tek aspekti i sigurisë për shkak të sfidave të shumta.

Borell ka folur edhe për identitetin e Evropës, duke thënë se indentiteti evropian s’do të jetë i përfunduar derisa të gjitha vendet e Ballkanit t’i bashkohen familjes evropiane.

“Identiteti evropian s’do të jetë i përfunduar pa hyrë të gjitha vendet e Ballkanit në BE”, tha Borell.

Back to top button