RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Borisov: Do ta mbështesim Maqedoninë që të anëtarësohet në NATO

Marrëveshja për fqinjësi të mirë ndërmjet Shkupit dhe Sofjes Në interes të Bullgarisë është që Maqedonia të bëhet anëtare e aleancës së NATO-s. Këtë e deklaroi kryeministri bullgar Bojko Borisov për m

nga E.Bullaku7 korrik 20177 korrik 2017

Marrëveshja për fqinjësi të mirë ndërmjet Shkupit dhe Sofjes

Në interes të Bullgarisë është që Maqedonia të bëhet anëtare e aleancës së NATO-s. Këtë e deklaroi kryeministri bullgar Bojko Borisov për mediat e Sofjes, duke shtuar se Marrëveshja për fqinjësi të mirë ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë, e cila është në fazë përfundimtare, është shumë e rëndësishme. Borisov thotë se me historinë duhet të merren historianët, ndërsa gjëja më e rëndësishme në këtë moment është integrimi i Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, shkruan tv21.tv

“Marrëveshja për fqinjësi të mirë, e cila pritet të nënshkruhet, është shumë tejet e rëndësishme. Unë shpresoj se edhe kolegët nga Greqia dhe vendet e tjera do të  gjejnë mirëkuptim për këtë çështje”, tha Borisov.

Në lidhje me këtë temë, u shpreh edhe ish presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, i cili në një intervistë për Televizionin kombëtar të Bullgarisë, tha se Bullgaria ka mundësi historike që të jetë rruga përmes së cilës do të zgjerohet Bashkimi Evropian, ndërsa Maqedonia patjetër duhet të hyjë në Bashkimin Evropian. Sipas Plevnelievit, nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, do të jetë një bazë e sigurt për zhvillimin e marrëdhënieve reciproke të të dyja vendeve dhe përpjekjet në këtë drejtim meritojnë të përshëndeten.

“Për mua, interesi më i madh është që në Ballkan të ketë paqe, për shkak se Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët. Për të pasur paqe në Ballkan duhet ti harrojmë idetë e Fuqive të Mëdha të cilat ndajnë sferat e tyre të ndikimit. Për të pasur paqe në Ballkan, është në dobi të Bullgarisë që të dëshmojë vullnet evropian”, u shpreh Plevneliev.

Siç informoi dje TV21, në dy ditët e ardhshme, shefi i diplomacisë maqedonase, i shoqëruar nga ekipi i tij, do të udhëtojë për në Sofje për t’i përfunduar bisedimet që kanë të bëjnë me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë ndërmjet Shkupit dhe Sofjes. Nikolla Dimitrov në Sofje do të takohet me kolegen e tij bullgare, Ekaterina Zaharieva, e cila para dy ditëve deklaroi se nuk duhet të prolongohet data e nënshkrimit të marrëveshjes më 2 gusht. Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE-ja sot përsëri kërkoi nga LSDM-ja që ti zbulojë detajet e marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Ai, edhe një herë apeloi deri tek Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë  që të tregojë interes në lidhje me këtë marrëveshje, e jo siç thotë ai, vetëm të konstatojnë se nuk janë në dijeni të përmbajtjes së saj./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

45 min më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

1 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

4 orë më parë