Borrell: BE dhe ShBA bashkëpunojnë efektivisht për dialogun Kosovë-Serbi

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell gjatë një seance plenare të Parlamentit Evropian, ka folur rreth bashkëpunimit që Evropa ka me Amerikën rreth normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Borrell ka thënë se BE dhe ShBA bashkëpunojnë efektivisht për dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne punojmë aq mirë me ShBA-në në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Më duhet të them se punojmë efektivisht”, ka theksuar Borrell duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve evropianë mbi marrëdhëniet transatlantike, raporton Tanjug.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 18 mars në Ohër.

Në takimin e fundit më 27 shkurt në Bruksel, zyrtarët evropianë kanë thënë se palët janë pajtuar, në parim, për përmbajtjen e propozimit të BE-së për normalizim të marrëdhënieve.

Back to top button