Borrell dhe Macron i reagojnë Putinit për pavarësinë e zonave të shkëputura të Ukrainës

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka paralajmëruar që BE-ja do t’i vë sanskione Rusisë nëse Moska sulmon Ukrainën apo njeh pavarësinë e rajonit Donjeck dhe Lugansk.
Borrell këto komente i bëri pas takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së në Bruksel, menjëherë pas njoftimit të Kremlinit ku është paralajmëruar se Putin do të njohë pavarësinë e dy rajoneve që kontrollohen nga separatistët pro-rusë.
Sipas tij, po rrezikohet seriozisht paqja në Evropë.
Kurse presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes, pas zhvillimeve të fundit të presidentit rus, Vladimir Putin.
Në deklaratën e lëshuar nga Kremlini thuhet se për vendimin për njohjen e pavarësisë së Donetzkut dhe Luhanskut është informuar presidenti francez, Emmanuel Macron dhe ai gjerman, Olaf Scholz./21Media
 

Back to top button