Borrell: Dialogu po vazhdon, Lajçak është duke udhëtuar te të dyja shtetet

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është duke vazhduar.
Borrell ndër tjera ka shtuar se përfaqësuesi i dialogut, Miroslav Lajçak, është duke udhëtuar te të dyja shtetet.
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka thënë se kur të vjen koha do të ftohet takim i nivelit të lartë.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se duan që vendet e Ballkanit Perëndimor të zgjidhin mosmarrëveshjet e të rrisin nivelin e bashkëpunimit.