Kaloni te përmbajtja kryesore

Borrell e përmend rastin e Thaçit, ia huq vendit ku po mbahet në paraburgim

Përfaqësuesi i lartë Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në fjalimin e tij në Forumin për të Drejtat e Njeriut që po mbahet në Bruksel tha se Bashkimi Evropian i formon mekanizma të veçantë për të vënë drejtësinë për vendet që dalin nga konfliktet.
Ai përmendi ish-presidentin Hashim Thaçi, për të cilin tha se u arrestua nga policia e tyre, EULEX dhe u dërgua për t’u gjykuar.
Por, shefi i diplomacisë evropiane ia huqi vendit ku ndodhen Dhomat e Specializuara të Kosovës, Hagën e ngatërroi me kryeqytetin holandez Amsterdam.
“Ne po formojmë ata që i quajmë mekanizma të veçantë për zgjidhjet e post-konflikteve. Po e përmend Kosovën. Dhomat e Specializuara të Kosovës, ku ish-presidenti i Kosovës tani është në Amsterdam duke pritur për gjykimin. Misioni ynë i policisë në Kosovë ishte i ngarkuar për ta arrestuar atë derisa ishte në detyrë dhe për ta dërguar në Amsterdam për t’u përballur me drejtësinë”, tha ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button