Borrell e quan urdhër-arrestin e GJNP-së për Putinin “vendim të rëndësishëm të drejtësisë ndërkombëtare”

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell po përshëndet vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për lëshimin e një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin si “një vendim i rëndësishëm i drejtësisë ndërkombëtare” dhe “vetëm fillimi” në një proces ligjor ndërkombëtar për ta mbajtur Putinin përgjegjës.
“Rëndësia e krimeve dhe deklarata e GJNP-së flasin vetë”, tha të premten Josep Borrell, përfaqësues i lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.
“Ky është një vendim i rëndësishëm i drejtësisë ndërkombëtare dhe për popullin e Ukrainës. Ne e kemi bërë gjithmonë të qartë në Bashkimin Evropian se ata që janë përgjegjës për agresionin e paligjshëm kundër Ukrainës duhet të sillen para drejtësisë”, shtoi Borrell.
Ai tha se ky urdhër-arresti është “vetëm fillimi i procesit të përgjegjësisë” për mbajtjen e Rusisë dhe zyrtarëve të tjerë përgjegjës për krime të mundshme lufte në Ukrainë./21Media