Borrell infektohet me Covid-19

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Kështu ka bërë të ditur vet Borrelli përmes një postimi në twitter, teksa ka njoftuar se është në izolim dhe aktualisht po ndihet mirë.
“Kam rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Në përputhje me rregullat dhe procedurat përkatëse, jam në izolim. Po ndihem mirë”, ka shkruar Borrell në Twitter./21Media

Back to top button