Borrell mirëpret sanksionet ndaj grupit të Zvonko Veselinoviçit

Sanksionimin e disa serbëve nga Kosova, të cilët, sipas Shteteve të Bashkuara janë pjesë e një grupi të krimit të organizuar e mirëpriti shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Ai tha se ky është hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

“Shkatërrimi i rrjeteve kriminale transnacionale kontribuon në sigurinë, stabilitetin dhe përmirëson sundimin e ligjit në mbarë rajonin. BE-ja është plotësisht e angazhuar në arritjen e këtij synimi të përbashkët”, tha Borrell.


Shtetet e Bashkuara, të mërkurën kanë vendosur sanksione ndaj dhjetëra individëve dhe subjekteve në të gjithë Evropën dhe hemisferën perëndimore, duke shënjestëruar një grup të krimit të organizuar me seli në veriun e Kosovës. Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit ka shënjestëruar grupin e afaristit serb, Zvonko Veselinoviç./21Media

Back to top button