Borrell pas marrëveshjes: I lumtur që gjetëm zgjidhje evropiane

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, është shprehur i lumtur pas marrëveshjes së sotme për dokumentet identifikuese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka theksuar se marrëveshja është në interes të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë.
Jam i lumtur që gjetëm një zgjidhje evropiane që lehtëson udhëtimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë.”, ka shkruar ndër të tjera Borrell në Twitter, me ç’rast ka falënderuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq./21Media

Back to top button