Borrell-Ramës: Për dialogun Kosovë-Serbi do të vazhdoj të mbështetem te ju

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka përgëzuar Shqipërinë për ndihmën në dialogun Kosovë-Serbi dhe ka lavdëruar atë për fqinjësinë e mirë.
Borrell, në konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, tha se për këtë çështje mbështetet në Shqipërinë.
“Shqipëria gjithashtu ka qenë një zë moderues në një rajon të kompleksuar, duke ndihmuar edhe në dialogun Beograd-Prishtinë dhe vazhdoj të mbështetem te ju për këtë. Shqipëria ka dhënë një shembull për fqinjësinë e mirë dhe ky rol do të jetë edhe më i rëndësishëm derisa ju vazhdoni rrugën drejt BE-së”, ka thënë Borrell.

Borrell tha se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për BE-në, derisa shtoi se unioni nuk do të jetë i plotë pa të./21Media

Back to top button