Borrelli me tri kërkesa për Osmanin: Dështimi do të ketë pasoja të rënda

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka treguar tri kërkesat që ia ka bërë sot presidentes Vjosa Osmani.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se nëse këto kërkesa nuk realizohen, do të ketë pasoja të rënda.

– Zgjedhjet e reja lokale tani

– sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës

– Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja

“Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet tona”.

Tutje, ai i ka cilësuar si të rrezikshme tensionet në veri të Kosovës

“U ula me presidentin Aleksandar Vuçiq, dhe diskutova me presidenten Vjosa Osmani për situatën e rrezikshme në veri të Kosovës. Me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, jemi takuar bashkë me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe presidenten Vjosa Osmani”.

Këto takime Osmani i ka zhvilluar në Kishinau të Moldavisë, ku po merr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Back to top button