Borrelli shpreson që Kurti e Vuçiqi ta pranojnë propozimin evropian

Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka konfirmuar që për datën 27 shkurt në Bruksel janë ftuar për takim kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Borrell ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia do ta pranojnë propozimin evropian, që në publik po njihet si franko-gjerman.
“Jam takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Do të takohem me të dy në Bruksel më 27 shkurt, po i kam ftuar për të pasur një ditë të plotë diskutime. Është një propozim në tryezë. Shpresoj që ata të jenë në gjendje ta pranojnë këtë propozim si rrugë për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre”, ka thënë Borrell për “Deutsche Welle”.
Borrell është takuar të shtunën në Munich me Kurtin dhe Vuçiqin, në kuadër të Konferencës për Siguri./21Media

Back to top button