Borrellit i reagon edhe ish-ministri i Jashtëm i Malit të Zi
Ndaj deklaratave të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, lidhur me ngjarjet e djeshme në veri të Kosovës ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Miodrag Vlahoviq.
“Duke lexuar këtë tweet dhe komentet, nuk mund t’i shmangem përshtypjes se qëndrimi i BE-së bazohet në paragjykime dhe informata të gabuara – dhe jo në raporte të sakta lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës. (Reagimet e NATO-s janë shumë ndryshe). Kjo nuk është mirë për BE-në, edhe më keq për Ballkanin”, ka shkruar në Twitter Vlahoviq.
Reading this tweet & comments, you can’t help but get the impression that the EU’s position is based on prejudices & false info – & not on accurate reports re. events in the north of Kosovo. (NATO reactions are quite different.) Not good for EU, even worse for the Balkans. https://t.co/ACGfxShKvs
— Miodrag Vlahovic (@Mico_Vlahovic) October 14, 2021
Reagimi i Borrellit të mërkurën ndaj aksionit të Policisë së Kosovës për kontrabandë në veri është parë si i njëanshëm. Shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Luan Dalipi, ka thënë se luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë tipike e një shteti sovran.
Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell i ka reaguar edhe raportuesja për Kosovën në Parlamenton Evropian, Viola von Cramon, duke thënë se ai duhet të kritikojë shtetet ku nuk po implementohet sundimi i ligjit./21Media