Bosch kritikon mbajtjen e seancës ndaj Thaçit më 28 nëntor

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar në facebook duke u pajtuar me kritikat e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ndaj Dhomave të Specializuara për mbajtjen e një seance gjyqësore më 28 Nëntor Ditën e Flamurit.

Në postimin e tij, Bosch ka shpërndarë deklaratat e Thaçit, i cili e ka cilësuar si të papërshtatshme mbajtjen e seancës në një ditë që për shqiptarët përfaqëson historinë, traditën dhe krenarinë kombëtare.

Bosch ka shtuar se respekton shtetin ligjor dhe prandaj është para gjykatës, por se institucionet gjyqësore duhet të kenë parasysh ndjeshmëritë kombëtare të palëve të përfshira.

Back to top button