Bosnja s’ka konsensus por, as përgjigje negative për “Ballkanin e Hapur”

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tageltija, në samitin “Ballkani i Hapur” që po mbahet në Ohër, tha se Bosnja s’ka konsensus për projektin e Ballkanit të Hapur dhe se s’ka as përgjigje negative.
“Dhe ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë dhe te pranojmë gjithë marrëveshjen kur miratohet një vendim politik” tha ai, ndërsa u shpreh optimist që Bosnja do të bëhet anëtare e “Ballkanit të Hapur”.
Duke folur për përfitmet nga bashkëpunimet rajonale, ai përmendi edhe menxhimin me situatën e pandemisë ku u shpreh falëndërues ndaj Vuçiqit i cili kishte filluar të dhurojë vaksina antiCovid për vendet tjera të rajonit./21Media

Back to top button