Botërori 2026 me 48 ekipe

FIFA ka shpalosur planin për rritjen e pjesëmarrësve në kampionate botërore

Paralajmërimi i FIFA-s disa kohë më parë se numri i skuadrave në kampionate botërore do të shkojë në 48, tashmë bëhet zyrtare.

Presidenti Gianni Infantino e ka realizuar premtimin e tij duke i dhënë dritën e gjelbër këtij ndryshim duke filluar nga viti 2026.

Nga ky format përfiton edhe Evropa ashtu si çdo kontinent tjetër. Numri i skuadrave nga kontinenti i vjetër shkon nga 13 në 16, çka do të thotë se në Botërorin 2026 do të ketë vend edhe për tri skuadra shtesë nga Evropa.

Pas Evropës vjen Afrika e dyta me 9, Azia me 8, CONCACAF dhe Comnebol me 6 dhe Oqeania me 1.

Back to top button