Botërori i hendbollit për universitete/GAZI mposht malazezët e UNIMNE

Ka përfunduar takimi mes Universitetit turk, GAZI, dhe atij malazez, UNIMNE, ku ky i fundit ka pësuar humbje, ndeshje kjo e vlefshme për Kampionatin Botëror të hendbollit për universitete.
Në ndeshjen e parë që u zhvillua në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, universiteti turk, GAZI, e mposhti me rezultat 40:37, UNIMNE-n e Malit të Zi.
Ndeshja ishte tejet interesante, ku pjesën e parë e mbyllën në epërsi skuadra malazeze me shifrat 21:16.
Por, një paraqitje tejet e mirë nga GAZI në 30′ minutat e dytë bëri që universiteti turk të fitojë ndeshjen në fund me rezultat 40:37.
Më i miri i ndeshjes ishte Kazim Emre Bicici me plot 16 gola të shënuar, kurse më të dalluarit te malazezët ishin Edvin Kucevic dhe Luka Dosljak me nga nëntë gola të shënuar./kp

Back to top button