Botës i mungojnë 900 mijë mami!

 

 

Bota aktualisht po përballet me një mungesë prej 900.000 mamive dhe kjo është një e treta e mamive të nevojshme, deklaroi OKB sot në një raport, duke kërkuar që mamia të shpallet një profesion përparësor në kujdesin shëndetësor.

Mungesa thuhet tutje ne kete raport se po e kërcënon jetën e disa miliona grave dhe të porsalindurve, raport ky i përgatitur bashkërisht nga Agjencia e OKB për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Konfederata Ndërkombëtare e Mamive.

“Kriza e virusit Corona-19 vetëm e ka përkeqësuar problemin, pasi nevojat shëndetësore të grave dhe të porsalindurve kanë rënë në plan të dytë. Mamitë janë caktuar në shërbime të tjera shëndetësore “, thuhet në raport, duke mbledhur të dhëna nga 194 vende.

Teksti vlerëson se jeta e 4.3 milion grave në vit mund të shpëtohet nëse do të kishte mjaft mami./E.D-21Media

Back to top button