BP do të largohet nga aksionet e saj në gjigantin rus të energjisë
Firma BP do të largohet nga aksionet e saj në gjigantin rus të naftës Rosneft, ka njoftuar kompania.
“Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është një akt agresioni që po ka pasoja tragjike në të gjithë rajonin”, tha në një deklaratë kreu i BP, Helge Lund.
BP ka operuar në Rusi për më shumë se 30 vjet. Sipas tyre, ky veprim ushtarak paraqet një ndryshim thelbësor, transmeton rtv21.tv
“Kjo ka bërë që bordi i BP të konkludojë, pas një procesi të plotë, se përfshirja jonë me Rosneft, një ndërmarrje shtetërore, thjesht nuk mund të vazhdojë”./21Media