BQK: Dërgesat e mërgatës tejkalojnë vlerën e 1.3 miliard eurove

Mërgata ka dërguar në Kosovë rreth 1 miliardë e 44.50 milionë euro deri në muajin dhjetor duke shënuar kështu një rritje vjetore prej 10%.

Kjo bëhet e ditur nga statistikat e remitencave të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), sipas këtyre statistikave për muajin dhjetor 2023 vlera e remitencave ishte 129.10 milionë euro

“Prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga IFJB-të me pjesëmarrje prej 49.90%, kanalet tjera me 36.70% dhe bankat me 13.30%. Asetet e kompanive të sigurimit arritën vlerën e 304.10 milionë eurove, rritje prej rreth 3.50 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Asetet e fondeve pensionale në fund të këtij muaji ishin 2.71 miliardë euro, rritje për 62.90 milionë euro. Asetet e ndërmjetësve tjerë financiar për këtë periudhë janë rritur për 14.20 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 513.50 milionë eurove.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button