BQK me sqarime për rregulloren e përdorimit të parave të gatshme

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka dalë me sqarime shtesë për rregulloren e re e cila ndalon qarkullimin e të gjitha valutave tjera në Kosovë, përveç Euros.

Në sqarimin e BQK-së thuhet se valuta e vlefshme si mjet ligjor për pagesë në Kosovë është Euro, dhe valutat e tjera nuk mund të përdoren, shkruan rtv21.tv

“Valutat tjera jo euro mund të përdoren si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor, pa kufizim”, thuhet në njoftimin e BQK-së në “Facebook”.

Tutje thuhet se këmbimet valutore mund të kryhen në Kosovë vetëm përmes institucioneve të licencuara nga BQK, e që ofrojnë këtë shërbim, për te gjitha valutat pa përjashtim nga aspekti rregullativ.

Sipas ligjit, BQK është autoriteti i vetëm monetar në Kosovë që mund të vendosë për valutën e vlefshme për kryerjen e pagesave./21Media

Back to top button