Brad Pitt po shijon romancën e re me këngëtaren suedeze!

Siç duket aktori Brad Pitt ka krijuar romancë të re.
Ish bashkëshorti i aktores, Angelina Jolie, ‘ia ka vënë syrin fqinjës së tij’, raportojnë mediat lokale.
Raportohet se Brad, 58 vjeç dhe ylli suedez i popit, 35 vjeç, nisën të kishin biseda bashkë, falë faktit që jetonin vetëm disa minuta larg njëri-tjetrit në një zonë në LA.
E lindur në Ystad, Skåne, sensacioni suedez është e njohur për hitet e saj, ajo ka një djalë pesë vjeç me Jeff Bhasker, transmeton rtv121.tv
Pitt dhe Li janë parë bashkë në një lokal së fundmi, ndërkaq mediat suedeze janë përplot lajme për çiftin.
Burimet pranë çiftit kanë thënë se ata po e shijojnë shumë kohën bashkë, madje për Pitt është gjë e mirë të ketë dikë që jeton shumë pranë tij.
Brad dhe Angelina janë ndarë në vitin 2016, dhe pas një lufte të pandërprerë, ata janë deklaruar edhe zyrtarisht beqarë, në prill të vitit 2019./21Media

Back to top button