Brahimaj i AAK-së: Osmani në koordinim me Kurtin për të blerë kohë

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka adresuar kritika të ashpra kundrejtë presidentes, Vjosa Osmani, e cila sipas tij e ka mandatuar Glauk Konjufcës për formimin e Qeverisë së re pa i dëshmuar se i ka 61 votat e nevojshme. Në një intervistë për rtv21 deputeti Brahimaj tha presidentja Osmani dhe kryetari i LVV-së Kurti kanë koordinimim për të blerë kohë.
‘’Kjo shihet qartë se është një koordinim midis presidentes Vjosa Osmani dhe deputetit Albin Kurti për të blerë kohë. Prej seancës së parë e deri më sot deputeti Albin Kurti ka zvarritur qëllimshëm për të blerë kohë, por jo të bëjë zgjidhje. Jo AAK-ja nuk ka votë për Glauk Konjufcën. “, tha Brahimaj
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka dyshime se Galuk Konjufca nuk e ka dëshmuar para presidentes se i ka votat e sigurta për formimin e Qeverisë. Thonë se do të flasin në strukturat e partisë për veprimet që mund t’i marrin mbi dyshimet që kanë ndaj presidentes e cila ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër.
‘’Në asnjë rrethanë nuk besojë se i ka 61 vota. Presidentja dhe zyrtarët e LVV-së do të ngarendin me dëshmu se gjëja se i kanë votat. Është çështje kohe, do ta shtynë deri në ditën e fundit seancën për formimin e Qeverisë kur skandan afati kushtetues dhe aty shihet se ata i kanë 56 vota. Sigurisht do të shohim në strukturat e partisë për veprimet që mund t’i marrim mbi dyshimet e mandatimit nga presidentja të Glauk Konjufcës’’, tha Brahimaj./RTV21/21Media