Brahimaj: Kurti nuk do të jetë më kryeministër, Qeverinë e ardhshme e bën opozita

Duke folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, anëtari i AAK-së, Lahi Brahimaj u shpreh i bindur se qeverinë e ardhshëm do ta formojë ish-opozita.
Sipas tij, Kurti nuk do të jetë më kryeministër.
“Unë vesoj se VV-ja rënie të mëdha shihet qartë edhe nervoza e Kurtit dhe aktivistëve të tjerë sepse dhe ata kanë matjet e tyre, VV-ja ka rënie dhe në asnjë rrethanë më s’do ta ketë këtë rezultat dhe partitë e opozitës do ta bëjnë një koalicion dhe do ta formojnë qeverinë e ardhshme të Kosovës. Unë garantoj se nuk do të ketë me kryeministër Kurti, tha Brahimaj për RTV21.
Brahimaj theksoi për RTV21 se AAK-ja do të garojë si e vetme në zgjedhje pa ndonjë koalicion por që lista e saj do të ketë shumë emra të rinj dhe se AAK-ja do të jetë befasia në këto zgjedhje.
“Ne po bëjmë përgatitjet e fundit për të përpiluar një listë prej 110 emrave ku do të ketë shumë emra risi profesionistë prej të gjitha fushave dhe bindshëm Aleanca do të dalë e suksesshme do të thotë do të jetë një befasi e këndshme në këto zgjedhje AAK-ja. Jo me asnjë parti, ishte një takim me strukturat e partisë ishte një qëndrim unanim i çdo kandidati qe të shkohet si e vetme si parti në zgjedhje pa ndonjë koalicion ndërsa individ emra të rinj veç dita ditës lista është në përfundim me emra që do të publikohet së shpejti. Pra, nuk do të ketë koalicion por do ketë shumë emra të rinj pra ka risi”, tha Brahimaj./RTV21/21Media