Bravo rikthehet në La Liga

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

Portieri Claudio Bravo ka zhgënjyer me paraqitjet e tij te Manchester City

U transferua gjatë verës si zëvendësues i Joe Hart, por Bravo nuk i ka plotësuar pritjet e Pep Guardiolas dhe tashmë ai ka humbur vendin në 11-shen startuese te ekipi anglez.

Në verë Bravo pritet të largohet nga City dhe interesim për ish-portierin e Barcelonës ka shprehur skuadra tjetër katalanase Espanyol që është e gatshme t’i garantojë atij një vend në ekipin e parë.

Përveç Espanyolit, edhe Villarreali e Real Sociedadi e duan 33-vjeçarin nga Kili.