​Brazili kualifikohet në fazën tjetër

Brazili e ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 për të siguruar plasmanin në fazën tjetër të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Katar.
Në një ndeshje shumë të luftuar që nga minuta e parë, ishte Casemiro ai që ia siguroi tre pikë vendit të tij dhe kualifikimin në fazën tjetër.
Mesfushori i Manchester United realizoi gol të bukur në minutën e 83-të, pas asistimit nga Rodrygo.
Me gjashtë pikë të mbledhura pas dy ndeshjeve, Brazili vazhdon tutje, kurse Zvicra do ta kërkojë fazën tjetër në ndeshjen e fundit të grupit G ku do të ballafaqohet me Serbinë.

Back to top button